Billie Eilish dhe Jesse Rutherford bëjnë debutimin si çift në tapetin e kuq dhe veshja na la pa fjalë

Bota e Yjeve

Billie Eilish dhe Jesse Rutherford bëjnë debutimin si çift në tapetin e kuq dhe veshja na la pa fjalë

Më: 6 nëntor 2022 Në ora: 20:27
Billie Eilish

Billie Eilish dhe Jesse Rutherford dolën për herë të parë zyrtarisht në tapetin e kuq si çift. Ata mbërritën së bashku në Galanë e 11-të të LACMA Art + Film të shtunën, më 5 nëntor në Los Angeles.

Eilish dhe Rutherford nuk mund të zgjidhnin një veshje më komode dhe njëkohësisht të pazakontë për këtë ngjarje. Dyshja kishin veshur pizhame mëndafshi dhe ishin mbështjellë me një batanije të madhe Gucci.

Kjo shënon herën e parë që dyshja marrin pjesë në një ngjarje zyrtare së bashku që kur ndezën thashethemet për lidhje pasi u panë duke u shoqëruar në tetor. Pasi raportet për romancën e Eilish dhe Rutherford u përhapën në lajme, përdoruesit e rrjetit kanë diskutuar për diferencën e tyre të moshës: Jesse, 31 vjeç, ndërsa Billie, 20 vjeçe.

Image
Billie Eilish dhe Jesse Rutherford
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat