Nga fustani rrjetë i tejdukshëm te pozat me sutiene të zeza – Dua Lipa mahnitëse në fotografitë e reja

Bota e Yjeve

Nga fustani rrjetë i tejdukshëm te pozat me sutiene të zeza – Dua Lipa mahnitëse në fotografitë e reja

Më: 14 nëntor 2022 Në ora: 17:29
Dua Lipa

Dua Lipa ka pozuar me një veshje provokuese pas një koncerti të mbajtur në Melburn të Australisë.

Këngëtarja shqiptare ka publikuar fotografi në profilin e saj në Instagram, në të cilat ka veshur një fustan rrjetë, nën të cilin kishte të brendshme të dukshme.

Ashtu siç pritej, dukja e saj shkaktoi reagime të shumta nga fansat që e komplimentuan për dukjen e saj.

“Dukesh surreale”; “Fustani të nxjerr në pah në mënyrë të përsosur figurën. Je një nga këngëtaret më të bukura” – ishin disa prej komenteve në Instagram.

Ajo është parë edhe në një natë me miqtë, teksa ka shpërndarë fotografi në profilin e saj me përshkimin: “Festa në Melburn”.

Bukuroshja ka vazhduar të marrë vëmendjen e fansave me publikimet edhe gjatë ditës së sotme (e hënë) duke pozuar me sutiene të zeza, teksa në pjesën e poshtme ka të veshura tuta.

Dy orë pas publikimit, këto fotografi kanë kaluar shifrën prej një milion pëlqimesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat