Luana Vjollca shkëlqen me veshje tradicionale shqiptare

Bota e Yjeve

Luana Vjollca shkëlqen me veshje tradicionale shqiptare

Më: 27 nëntor 2022 Në ora: 22:28
Luana Vjollca

Prezantuesja e njohur shqiptare, Luana Vjollca, nisi puntatën e sotme (e diel) në “Zemër Luana” me një dedikim të veçantë.

Meqë jemi në prag të Ditës së Flamurit, 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, moderatorja bëri hapjen duke ia kushtuar heronjve të përditshmërisë, njerëzve që shpesh herë nuk u dihet për falënderim puna e palodhshme që bëjnë në këtë vend.

“Gëzuar Shqipëri, gëzuar toka ynë, gëzuar toka ynë, gëzuar dheu ynë, gëzuar rrënjat tona nga ku i kemi”, u shpreh ajo.

Image
Luana Vjollca

Biondja po ashtu u shfaq me veshje me motive shqiptare duke e bërë edhe më madhështore këtë mbrëmje.

Ajo është përkujdesur për çdo detaj, në mënyrë që të rrëmbejë vëmendjen e të gjithëve.

Image
Luana Vjollca

“Rrëqethem kur krijoj diçka për Shqipërinë”, tha Vjollca në një video të shkurtër që ka publikuar në Facebook.

Për nder të festës së 28 Nëntorit do të ketë aktivitete të shumta edhe në Kosovë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat