Mes zërave për një lidhje me Emily Ratajkowski, Kim Kardashian ironizon Pete Davidson?

Bota e Yjeve

Mes zërave për një lidhje me Emily Ratajkowski, Kim Kardashian ironizon Pete Davidson?

Më: 4 dhjetor 2022 Në ora: 14:27
Kim Kardashian, Pete Davidson

Kim Kardashian është fokusuar në gjetjen e “personit të duhur” pas finalizimit të divorcit me Kanye West dhe ndarjes nga Pete Davidson.

Ylli i "The Kardashians" duket se ka ironizuar reperin dhe Pete - i cili po përflitet për një lidhje me Emily Ratajkowski - duke "pëlqyer" një citim në të cilin thuhej:

"Personi i duhur do të të tregojë se nuk po kërkoje shumë," thuhej në citimin e postuar në llogarinë e Instagramit të @thirdeyethoughts.

Image
Foto

Kardashian filloi të takohej me yllin e "Saturday Night Live" në tetor 2021 - vetëm tetë muaj pasi ajo bëri kërkesë për divorc nga reperi i "Heartless". Megjithatë, ata u ndanë pas nëntë muajsh lidhjeje për shkak të "distancave të gjata" dhe "orareve të tyre të ngjeshura".

Ndërsa Kim ende nuk ka gjetur një partner të ri, Davidson dhe Ratajkoswki janë parë së bashku disa herë – përfshirë një ndeshje NBA javën e kaluar. Pas këtyre fotove, Kim reagoi në mënyrë jo të drejtpërdrejt në rrjetet sociale përmes një postimi ku thuhej:

“Nëse rrezikon gjithçka për dashurinë dhe nuk funksionon, nuk është dështim, sepse të gjitha historitë e dashurisë janë, në të vërtetë, tregime heroike”, thuhej në citimin e shpërndarë prej saj."Dhe asnjë rrahje e zemrës nuk është humbje."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat