Avokati zbuloi të vërtetën: Dani Alves gënjeu, tentoi t’ia fshihte gruas tradhtinë

Bota e Yjeve

Avokati zbuloi të vërtetën: Dani Alves gënjeu, tentoi t’ia fshihte gruas tradhtinë

Më: 27 janar 2023 Në ora: 20:10
Dani Alves dhe Joana Sanz.

Avokati i Dani Alves – Cristobal Martell, thotë se futbollisti brazilian fillimisht ka bërë një deklaratë të rreme në përpjekje për të fshehur pabesinë ndaj gruas së tij Joana Sanz.

Modelja dhe gruaja e futbollistit brazilian fillimisht e mbështetën bashkëshortin e saj pasi ai u akuzua për përdhunimin e një vajze në një klub nate në Barcelonë, por duket se situata mund të ndryshojë, sidomos pas dëshmisë së avokatit të tij që konfirmoi lidhjen.

Siç tha avokati, klienti i tij fillimisht ka mohuar të ketë kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë të paidentifikuar më 30 dhjetor në një klub nate dhe deklarimin e rremë e ka dhënë në përpjekje për të fshehur tradhtinë bashkëshortore.

Image
Dani Alves dhe Joana Sanz.

“Ai ishte në shok! Ai u përpoq të fshihte tradhtinë nga gruaja e tij”, ka thënë avokati për mediat spanjolle, siç raporton Corriere dello Sport.

Alves u akuzua nga një vajzë që ishte me të më 30 dhjetor në një klub nate, e cila i tha policisë se braziliani e kishte çuar në tualet, e mbylli atje dhe e kishte sulmuar seksualisht.

Gjatë karrierës së tij, Alves ka luajtur për Sevillan, Barcelonën, ​​Juventusin, PSG-në dhe Sao Paolon dhe është lojtari me më shumë trofe në historinë e futbollit. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat