Rita Ora mahnit publikun me performancën e radhës teksa duket tërheqëse në fustanin e tejdukshëm

Bota e Yjeve

Rita Ora mahnit publikun me performancën e radhës teksa duket tërheqëse në fustanin e tejdukshëm

Më: 29 janar 2023 Në ora: 17:41
Rita Ora

Rita Ora u shfaq e mahnitshme të shtunën mbrëma (28 janar) teksa performonte në klubin e natës Heaven në Londër.

Këngëtarja, 32 vjeçe, shfaqi figurën e saj joshëse me një fustan rozë latex, i cili ngjitej pas linjave të saj

Veshja e saj asimetrike ishte plotësisht e tejdukshme, duke lejuar një vështrim te të brendshmet e saj poshtë fustanit.

Image
Rita Ora

Ajo doli pa sytjena duke ruajtur modestinë me materiale shtesë në formë ylli të vendosura sipër gjoksit.

Rita shtoi elegancën me një palë çizme me taka të larta argjendi ndërsa vendosi edhe bizhuteri të thjeshta, duke shtuar disa unaza argjendi të trashë, ndërsa tatuazhet e saj në krahët e saj ishin të ekspozuara plotësisht.

Image
Rita Ora

Krijuesja e hiteve kompletoi pamjen e guximshme me një grim joshës të fytyrës, duke përfshirë një shkëlqim buzësh.

Rita performoi këngën e re të saj “You Only Love Me”, si dhe hitet e saj më të mëdha.

Image
Rita Ora

Kjo performancë e yllit vjen pasi Rita më në fund konfirmoi se është martuar me regjisorin Taika Waititi, duke e përshkruar dasmën si ‘perfekte’ dhe një ‘ditë të veçantë’.

Po jam e martuar. Unë jam zyrtarisht jashtë tregut. Zgjodha ta mbaja më private dhe ta mbaja më shumë për vete, por me videon time të re po luaj në atë që mund të kishte qenë dasma”, tha Rita.

Image
Rita Ora

Theksojmë që Rita dhe Taika filluan të takoheshin në mars 2021, përpara se të dilnin publike me romancën e tyre atë gusht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat