Krizë në marrëdhënien 9-vjeçare të Adelina Tahirit me bashkëshortin maqedonas? Detajet që tregojnë se çifti janë ndarë

Bota e Yjeve

Krizë në marrëdhënien 9-vjeçare të Adelina Tahirit me bashkëshortin maqedonas? Detajet që tregojnë se çifti janë ndarë

Më: 19 shkurt 2023 Në ora: 13:16
Adelina Tahiri me familje

Adelina Tahiri i rikthehet muzikës. Pas një pauze të gjatë dhe angazhimit të saj në familje, por edhe në spektaklin “Dance with me”, tashmë Adelina ka sjellë për fansa e saj këngën “Fati jem”.

Balada duket më së shumti si një dedikim për bashkëshortin. Kënga flet për ndarje dhe është një baladë e ndjerë dhe ndjekësve dhe fansave të saj menjëherë u shkoi mendja se kjo ishte një dedikim. Vetëm pak javë më parë, këngëtarja nga Maqedonia e Veriut, bëri me dije se me bashkëshortin e saj ishte në krizë.

Vet Adelina nuk ka folur dhe nuk ka zbuluar më se çfarë ka ndodhur me martesën e saj, por kohët e fundit kanë munguar fotografitë e përbashkëta, por vazhdojnë të figurojnë ato të vjetrat. Gjatë një interviste në “Zemër Luana”, e pyetur se kur ka qenë periudha më e keqe me bashkëshortin ajo u përgjigj “ndoshta për momentin”, duke lënë të nënkuptohet për një problem mes tyre.

Image
Adelina Tahiri me familje

Ndërsa pyetjes nëse, e ka menduar ndonjëherë ndarjen, iu përgjigj: “Edhe mund të vijë”. Këngëtarja Adelina Tahiri ka folur hapur për marrëdhënien e saj 9-vjeçare me avokatin maqedonas, Serjoza Markov.

Këngëtarja zbuloi se çfarë e kishte tërhequr nga partneri, si dhe zbuloi se dyshja ishte duke jetuar një krizë në martesë.

“Nuk e dija në fillim që ka lekë, kisha edhe në familjen time, por sjella e tij ishte gjëja e parë që desha. Fillimisht ishte shoku im, pastaj partneri. Jam e re, kam kohë për dasmë. Ndoshta edhe do e bëj, ëndrra ime është që të jem nuse. Gjithë ne që jemi çifte që kemi kaluar një periudhë të gjatë bashkë ka momente edhe kur zihemi dhe kur themi është fundi dhe asnjëherë nuk ndodh ajo.

Por që ta mendoj, ta mendon ndarjen, nga e mira askush nuk ik realisht. Ndaj nuk e kam menduar ndarjen, por edhe mund të vijë! Paragjykimet i kam përjetuar shumë rëndë, edhe pse e buzëqeshur në rrjetet sociale, por jam copëtuar. Më kanë përfshirë familjen, isha shtatzënë, por më shanë fëmijën”, u shpreh Adelina.

Image
Adelina Tahiri me familje

Teksa ishte pjesë e “Dance Albania”, partneri i saj ishte prezent, duke e mbështetur dhe e surprizuar Adelinën. Nga ana tjetër, këngëtarja e ka përshkruar historinë e tyre si gjëja më e mirë që i ka ndodhur në jetë.

“U bë shumë bujë për dashurinë tonë. U bë mendoj më bujë se princi i Anglisë që mori Meghan-in. Diferenca ndoshta, gjykimi i rrethanave ku unë jetoj, edukata si unë jam rritur, unë përkisja me një shqiptar, ëndrrat e mia ishin të tilla. Për herë të parë ai më kishte parë kur kam kënduar në pavarësinë e Maqedonisë. Ai kishte thënë “kjo është femra më e bukur që sytë e mi kanë parë”.

Pas shumë përpjekjeve, thashë pse jo dhe kisha një situatë delikate dhe kisha nevojë për ndihmën për një avokat dhe aty mu mbush mendja ta takoj, sepse unë realisht nuk e njihja as kush është. Dolën thashethemet në të gjitha lajmet që u bë një vrasje për mua dhe i vetmi njeri që më besoi dhe i vetmi njeri që më ndenji mbrapa dhe e dinte të vërtetën, ishte vetëm burri im. Për një moment u ndërpre çdo gjë nga ana e tij, më tha “Adelina ne jemi shokë, ti po më tregon çdo gjë, unë po e përjetoj shumë rëndë dhe miqësia jonë këtu do mbarojë. Gjithë zyra ime do jetë mbrapa teje, për çdo hall që ke, por kontakti ynë do ndërpritet”.

Unë e mendova këtë shumë lehtë, thashë ah, ‘ok’, po pastaj e kuptova që kisha rënë në dashuri. Pas 10 ditëve unë e pashë që isha shumë keq. Aty, për herë të parë që ndjeva që unë jam dashuruar pa e ditur që kisha rënë në dashuri. 

Image
Adelina Tahiri

Rashë nga pesha shumë, nuk haja fare, isha si e sëmurë, më rrinin duart ftohtë si tani që po flas për të dhe ishte një ndjenjë që mendoj se akoma po më mban”, tregoi ajo.

Por pas 9 vitesh, kjo histori po njeh problematikat e para. Nuk e dimë nëse bëhet fjalë për një ndarje, apo debate të vazhdueshme, por fakti që këngëtarja ka nxjerrë një baladë, në duket personale, ka bërë shumë të mendojnë se në fakt “Fati jem” është një dedikim pas ndarjes me partnerin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat