Luana Vjollca shfaqet në dasmën e dy yjeve botërore

Bota e Yjeve

Luana Vjollca shfaqet në dasmën e dy yjeve botërore

Më: 5 mars 2023 Në ora: 13:24
Luana Vjollca dhe Lele Pons

Mbrëmjen e djeshme aktorja, këngëtarja dhe Youtuber-a e njohur Lele Pons ka kurorëzuar në martesë historinë e dashurisë me reperin Guaynaa. 

Në një ceremoni madhështore me të ftuar personazhe publike nga gjithë bota, ka qenë edhe Luana Vjollca.

Moderatorja dhe Lele Pons prej kohësh ndiqen në Instagram dhe kanë treguar mbështetje ndaj njëra-tjetrës. 

Image
Luana Vjollca dhe Lele Pons

Dhe në ditën e saj më të rëndësishme ka dashur të ketë pranë edhe Luanën e cila ka udhëtuar drejt Florida-s. Në një postim në Instagram, Luana shfaqet krah nuses duke shkruar: "Lele, të uroj me gjithë zemër një përjetësi me gëzim, lumturi dhe dashuri me të shpirtin tënd binjak. Je e veçantë. Të dua". 

Luana duket shumë seksi e veshur me një fustan rozë tejet elegant.

Image
Luana Vjollca dhe Lele Pons
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat