Xhensila Myrtezaj mahnit me fotografitë në natyrë duke vënë në pah fizikun e formësuar

Bota e Yjeve

Xhensila Myrtezaj mahnit me fotografitë në natyrë duke vënë në pah fizikun e formësuar

Më: 11 mars 2023 Në ora: 16:26
Xhensila Myrtezaj

Këngëtarja e njohur shqiptare, Xhensila Myrtezaj, ka qenë së fundmi duke shijuar pushimet në Bali të Indonezisë.

Jashtë angazhimeve dhe koncerteve, ajo ishte duke kaluar një kohë produktive me bashkëshortin e saj, Bes Kallakun dhe vajzën e tyre, Ajkën.

Gjatë kësaj kohe nuk kanë munguar imazhet dhe videot atraktive të artistes, gjersa ka vënë në pah fizikun e formësuar.

E njëjta kësaj radhe ka publikuar disa imazhe në natyrë me një kostum ngjyrë të gjelbër.

Bukuroshja edhe kësaj radhe ka bërë që të marrë vëmendje, ndërkohë që është komplimentuar në masë të madhe për linjat trupore.

Image
Xhensila Myrtezaj

Postimi për pak orë ka mbledhur mbi 25 mijë pëlqime, e komente pozitive nga më të ndryshmet.

Koha që kaloj në natyrë janë disa nga momentet që më bën të ndihem gjallë”, ka shkruar ajo.

Image
Xhensila Myrtezaj

Xhensila pavarësisht kësaj po vazhdon të jetë një emër shumë i ndjekur dhe i kërkuar nëpër mbrëmje muzikore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat