“Ronaldo më ka ngacmuar”, rrëfehet konkurrentja e “Big Brother VIP”: Me Borrielon për pak jemi rrahur

Bota e Yjeve

“Ronaldo më ka ngacmuar”, rrëfehet konkurrentja e “Big Brother VIP”: Me Borrielon për pak jemi rrahur

Më: 11 mars 2023 Në ora: 22:17
Konkurrentja e “Big Brother VIP Kosova”, Gresa Hoti

Konkurrentja e “Big Brother VIP Kosova”, Gresa Hoti, në një bisedë në shtëpi, ka zbuluar disa prapaskena se çfarë ka ndodhur mes saj dhe legjendës braziliane, Ronaldo.

Gresa ka thënë se futbollisti nuk ishte në shijet e saj, ndërsa ka treguar se në gjendje të dehur kishte debatuar me të.

“Jam përlarë me Ronaldon, i kam thënë gjithçka, sepse më ka ngacmuar. Isha pak e dehur, kemi qenë në grup dhe më pati frikësuar pak”.

Image
Konkurrentja e “Big Brother VIP Kosova”, Gresa Hoti

Ndërkohë ajo ka përmendur edhe lojtarin e famshëm italian, Marko Borrielo, me të cilin ka debatuar keq. Madje, Gresa ka thënë se ish-sulmuesi ka mungesë të theksuar edukate.

“Me Marko Borrielon për pak kemi qenë duke u rrahur, sepse është shumë i paedukuar. Rrimë në Ibiza, takohemi atje në restorante dhe vila”, ka thënë ajo ndër të tjera.

Image
Konkurrentja e “Big Brother VIP Kosova”, Gresa Hoti
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat