Dua shkëlqen në fotot e saj të fundit

Bota e Yjeve

Dua shkëlqen në fotot e saj të fundit

Më: 23 mars 2023 Në ora: 21:26
Dua Lipa

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa pas përfundimit të turneut “Future Nostalgia” ka qëndruar larg vëmendjes së publikut.

27-vjeçarja ka kaluar kohën duke u relakusuar në Xhamajka dhe disa imazhe i ka ndarë me fansat në llogarinë e saj në Instagram.

Së fundmi, Dua ka postuar një disa fotografi duke dokumentuar pushimet e saj teksa nuk la anash të vë në pah linjat joshëse të trupit.

Image
Dua Lipa

Në disa prej tyre, ylli shihet në bikini shumëngjyrësh që ia theksonte format ndërsa duke e mahnitshme.

Ndërsa, në disa të tjera autorja e “New Rules” shihet duke u zhytur në ujë dhe teksa shijonte jetën e natës.

Në shkrimi që bashkëngjiti sipër imazheve, Dua tha se ndihej e qetë dhe pa stres teksa zbuloi se atje ka qëndruar për disa javë.

Image
Dua Lipa

Kujtojmë që së fundmi, këngëtarja ishte e pranishme në shfaqjen e modës së “Versace” përkrah yjeve SI Miley Cyrus dhe Paris Hilton.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat