Kim Kardashian me paraqitje atraktive në darkën e Anna Wintour në New York para Met Galas

Bota e Yjeve

Kim Kardashian me paraqitje atraktive në darkën e Anna Wintour në New York para Met Galas

Më: 1 maj 2023 Në ora: 12:11
Kim Kardashian

Kim Kardashian tregoi barkun e sheshtë ndërsa mbërriti në New York përpara Met Gala të hënën.

Ylli televiziv, 42 vjeçe, shfaqi fizikun e tonifikuar me një bluzë të ngushtë gri Chanel dhe pantallona lëkure të zeza.

Ish-gruaja e Kanye West – e cila së fundmi udhëhoqi dasmën e stilistit të saj të flokëve Chris Appleton me Lukas Gage në Las Vegas – e ka shoqëruar dukjen me syze dielli të zeza të mëdha me një zinxhir ari dhe një bagazh të zi Chanel.

Image
Kim Kardashian

Asaj iu bashkua vajza e saj e madhe North West, nëntë vjeçe, si dhe mbesa Penelope Disick, 10 vjeçe dhe babai i saj Scott Disick, 39 vjeç.

Një numër i të famshmëve u panë gjithashtu duke u përgatitur për mbledhjen vjetore të fondeve ndërsa merrnin pjesë në darkën gala të Anna Wintour para Met, duke përfshirë Dua Lipa, Penelope Cruz, Lizzo, James Corden etj.

Image
Kim Kardashian

Themeluesja e SKIMS kishte vënë flokët mbrapa me një bisht, gjersa e përfundoi dukjen me çizme të zeza me maje me taka të larta.

Ndërkohë North kishte një bluzë të zezë lëkure me xhinse të grisura të zeza e të mëdha.

Ashtu si nëna e saj, ajo mbante një çantë dhe rrip të zi Chanel.

Ndërkohë Penelope dukej elegante me një pallto gri me astar të verdhë.

Image
Kim Kardashian me familje

Duke vazhduar me pjesën tjetër të familjes, ajo mbante një çantë të verdhë të ngjashme Chanel.

Met Gala këtë vit ka për temë stilistin Karl Lagerfeld, si nderim për punën dhe veprimtarinë e tij të gjatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat