Rita Ora shfaqet me 80 mijë euro bizhuteri në Met Gala 2023, e shoqëruar nga bashkëshorti i saj Taika Waititi

Bota e Yjeve

Rita Ora shfaqet me 80 mijë euro bizhuteri në Met Gala 2023, e shoqëruar nga bashkëshorti i saj Taika Waititi

Më: 2 maj 2023 Në ora: 08:32
Rita Ora

Rita Ora dukej e pabesueshme me një fustan të zi të kompletuar me një bisht të madh dramatik teksa mbërriti në ngjarjen më të madhe të vitit në industrinë e modës, Met Gala 2023, në Muzeun Metropolitan në New York City të hënën në mbrëmje.

Këngëtarja shqiptaro-britanike, 32 vjeçe, ishte e veshur me një fustan të zi të tejdukshëm, i cili theksonte çdo centimetër të figurës së saj mahnitëse trupore, shkruan DailyMail.

Rita, e cila njihet për pamjen e saj të guximshme, bëri që vëmendja e gjithë të pranishmëve të kthehet nga ajo me fustanin e punuar nga Prabal Gurung.

Image
Rita Ora

Fustani e saj kishte një dantellë me lule dhe byrynxhyk të vendosur në mënyrë perfekte, ndërsa bishti i tij rridhte me sa duket për kilometra pas Ritës dhe poshtë shkallëve ikonike të Muzeut Metropolitan.

Rita e kompletoi pamjen me bizhuteri të markës “Buccellati” me vlerë 90 mijë dollarë (81 mijë euro), duke përfshirë një manshetë ari, byzylyk me perla dhe vathë kokteji – së bashku me zgjatime të gjata diamanti që vareshin nga thonjtë e saj të zbukuruar në mënyrë perfekte.

Image
Rita Ora

Bizhuteritë magjepsëse dukej se i pikonin nga gishtat teksa ajo mahniti me dukjen e saj elegante.

Ajo i vuri në pah tiparet e saj me makijazhin e lehtë në ngjyrën karamel, ndërsa i kishte lënë flokët e saj në kaçurrela të lirshme.

Image
Rita Ora

Asaj iu bashkua bashkëshorti i saj, regjisori Taika Waititi, 47 vjeç, i cili dukej elegant i veshur me një xhaketë sportive të gjatë, të cilën e kishte veshur pa këmishë dhe të kombinuar me pantallona të bardha.

Ai i shtoi një stil shtesë ansamblit me perlat si dhe një korsazh të zi me lule.

Image
Rita Ora dhe Taika Waititi

Nata më e madhe e modës u mbajt si çdo vit tjetër në të hënën e parë të majit me yje të shumtë që shkëlqyen me dukjen e tyre interesante.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat