Bebe Rexha shijon pushimet me të dashurin e saj - ekspozon format e trupit

Bota e Yjeve

Bebe Rexha shijon pushimet me të dashurin e saj - ekspozon format e trupit

Më: 7 maj 2023 Në ora: 10:53
Bebe Rexha

Artistja shqiptare me renome ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka pak ditë që ka publikuar albumin e saj më të ri “Bebe”.

E teksa po e shijon suksesin e albumit të saj të tretë, 33-vjeçarja më në fund ka gjetur pak kohë për pushime.

Ajo ka publikuar së fundmi në rrjetin social TikTok një video, ku shihet në një jaht teksa shijon momentet nën ritmet e një kënge të saj të re, ende të papublikuar.

Image
Bebe Rexha

E veshur me bikini të zeza, këngëtarja e hitit “I’m a mess” vë në pah linjat e saj të kolme të trupit.

Ndërkohë, e njëjta nuk hezitoi të tregonte personin që po e shoqëronte në këto pushime të hershme, i cili ishte i dashuri i saj, kineasti Keyan Safyari.

Image
Bebe Rexha me të dashurin

Në albumin e saj më të ri i cili po rezulton të jetë mjaft i suksesshëm, Rexha ka tri bashkëpunime shumë të mëdha.

“I’m Good (Blue)” me David Guettan, “Satellite” me Snoop Sogg dhe “Seasons” me Dolly Parton janë tri bashkëpunimet e suksesshme që ajo ka sjell në albumin e saj të ri, “Bebe”.

Image
Bebe Rexha
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat