Rosie Huntington-Whiteley me paraqitje të mrekullueshme në Festivalin e Filmit në Kanë

Bota e Yjeve

Rosie Huntington-Whiteley me paraqitje të mrekullueshme në Festivalin e Filmit në Kanë

Më: 22 maj 2023 Në ora: 10:22
Rosie Huntington-Whiteley

Rosie Huntington-Whiteley bëri që të gjithë të kthejnë kokën në edicionin e 76-të të Festivalit të Filmit në Kanë.

Aktores dhe modeles 36-vjeçare në event iu bashkuan edhe yje të tjera si: Brie Larson, Rebel Wilson dhe Carla Bruni, të cilat po ashtu morën vëmendje të madhe.

Rosie dukej sensacionale me një fustan të zi pa rripa, të cilin e kombinoi me një palë doreza të ngjashme.

Image
Rosie Huntington-Whiteley

Bukuroshja zgjodhi një palë taka me majë dhe flokët i la të lëshuara në formë të valëzuar.

Ajo u sigurua që të gjithë sytë të ishin tek ajo teksa e kompletoi pamjen me një byzylyk në qafë.

Image
Rosie Huntington-Whiteley

Derisa po pozonte në tapetin e kuq, superylli shtoi edhe një palë syze dielli të zeza.

E njëjta zgjodhi një grim më të lehtë, kryesisht nuanca kafe.

Image
Rosie Huntington-Whiteley

Rosie po ashtu ishte bashkë me partnerin e saj, aktorin e famshëm, Jason Statham.

I njëjti iu përshtat bashkëshortes me një kostum të zi elegant e me këmishë të bardhë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat