Tuna vjen me poza provokuese në ditëlindjen e 38-të

Bota e Yjeve

Tuna vjen me poza provokuese në ditëlindjen e 38-të

Më: 14 korrik 2023 Në ora: 11:05
Altuna Sejdiu – Tuna

Altuna Sejdiu – Tuna feston ditën e sotme (e premte) ditëlindjen.

E lindur më 14 korrik të vitit 1985 në Maqedoninë e Veriut, artistja e njohur mbush plot 38 vite jetë.

Me rastin e përvjetorit të lindjes, këngëtarja shqiptare ka ndarë me fansat disa fotografi provokuese për të shënuar ditën speciale.

Image
Altuna Sejdiu – Tuna

Ajo shfaqet në formë të mahnitshme në një fustan dypjesësh të zi, i cili ia vë në pah hiret trupore.

“Urime ditëlindjen”, ka shkruar ajo.

Të shumta qenë urimet që pranoi në pjesën për komente nga miqtë e ndjekësit.

Tuna theksojmë që është një nga emrat më të suksesshëm në tregun muzikor shqiptar.

Image
Altuna Sejdiu – Tuna

Ajo deri më tani ka realizuar një sërë hitesh, përfshirë: “Holla”, “MMV”, “Krejt mu kanë përzi”, “Nëse vdes e re”, “Fenix”, “I asaj”, “Tani m’ke zemër”, “Dreqi e marrtë” etj.

Veç kësaj, bukuroshja është një nënë e përkushtuar ndaj dy djemve të saj: Tian dhe Zen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat