Princesha e Jordanisë ndan lajmin e ëmbël se është në pritje të fëmijës së saj të parë

Bota e Yjeve

Princesha e Jordanisë ndan lajmin e ëmbël se është në pritje të fëmijës së saj të parë

Më: 27 janar 2025 Në ora: 17:50
Princesha Iman, Dimitris Alexandros Thermiotis

Familja mbretërore e Jordanisë po rritet, pasi Princesha Iman, vajza e madhe e mbretit Abdullah II dhe mbretëreshës Rania, është në pritje të fëmijës së saj të parë. Lajmin e ka bërë të ditur Mbretëresha Rania, përmes një fotoje të së bijës në rrjetin social Instagram.

Ajo ka publikuar një foto të Princeshës Iman dhe burrit të saj me origjinë greke, Dimitris Alexandros Thermiotis, teksa kanë pozuar në plazh në momentin që dielli perëndon, duke zbuluar siluetën e saj me barkun e rrumbullakosur.

“Dy janë çift, tre janë bekim”, ka shkruar Mbretëresha Rania në mbishkrimin e postimit.

Image
Princesha Iman, Dimitris Alexandros Thermiotis

Kujtojmë se çifti u martua në një ceremoni përrallore në Pallatin Beit Al Urdun në Aman, më 12 mars 2023.

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat