Katie Holmes shkëlqen në paraqitjen e saj të fundit

Bota e Yjeve

Katie Holmes shkëlqen në paraqitjen e saj të fundit

Nga: A.M. Më: 4 shkurt 2025 Në ora: 13:02
Katie Holmes

Katie Holmes dukej fantastike të hënën mbrëma, teksa mori pjesë në një festë për hapjen e dyqanit Madison Avenue të Michael Kors.

Për ngjarjen me yje, të organizuar në Barin Bemelman në The Carlyle në Manhattan, aktorja 46-vjeçare – mahniti me një fustan të zi klasik.

Holmes zbuloi njërën nga shpatullat e saj, derisa kishte veshur një pallto të gjatë të zezë, shkruan Daily Mail, përcjell “Bota sot”.

Image
Katie Holmes

Ish-bashkëshortja e Tom Cruise, kapi flokët e saj, derisa e la të hapur fytyrën e saj

Ajo shtoi një palë vathë me perla dhe vendosi një grim të butë në fytyrë.

Image
Katie Holmes
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat