Pamela Anderson u fotografua të mërkuren, derisa doli nga hoteli i saj në Paris.
57 vjeçarja, dukej elegant me një bluzë të bardhë me mëngë të gjata Dior, të cilën e kombinoi mbi fund.
Ajo mori vëmendjen, teksa po largohej nga akomodimi i saj luksoz me pesë yje, Hotel Costes, shkruan Daily Mail, transmeton “Bota sot”.
Për aksesor, bukuroshja bjonde i kishte hedhur gjërat e saj në një çantë të zezë Hermes Birkin.
Në stilin e saj të zakonshëm, Pamela doli pa grim dhe stiloi flokët e saj bionde të hapura.
Pamja e saj elegante erdhi pak pasi fansat e This Morning u shpërqëndruan seriozisht nga pamja e Pamelës teksa ajo promovonte filmin e saj të ri The Last Shoëwgirl.