Ish-aktorja Eva Mendes tregoi lumturinë e saj të madhe që mbushi 51 vjeç, teksa pozoi në një fotosesion për stilisten Stella McCartney.
Mamaja amerikane e dy fëmijëve, e cila u largua nga filmat në vitin 2014, kishte veshur një fustan të zi nga modelet e fundit të stilistit britanik.
Ajo gjithashtu ka pozuar me një nga çantat e saj, shkruan “The Sun”, përcjell “Bota sot”.

Eva, e martuar me aktorin Ryan Gosling, 44 vjeç, tha: “Fushata ime e re dhe mosha e re sapo ranë!
"Unë jam 51 vjeç sot dhe shumë mirënjohës."

Eva dhe Ryan filluan të takoheshin në vitin 2011 pasi luajtën bashkë në filmin krim/thriller të vitit 2012, The Place Beyond The Pines.