Lucy Mecklenburgh shfaqet elegante në krahët e të fejuarit të saj

Bota e Yjeve

Lucy Mecklenburgh shfaqet elegante në krahët e të fejuarit të saj

Nga: A.M. Më: 1 prill 2025 Në ora: 10:20
Lucy Mecklenburgh dhe Ryan Thomas

Lucy Mecklenburgh mori vëmendje me paraqitjen e saj, teksa eci me të fejuarin Ryan Thomas jashtë hotelit Londoner.

33 vjeçarja, dukej mjaft elegante në një fustan bardh e zi pa rripa, me një dizajn mahnitës me lule.

Ajo e kompletoi pamjen me një çantë dore të zezë dhe ngriti gjatësinë e saj me taka elegante, shkruan Daily Mail, përcjell “Bota sot”.

Image
Lucy Mecklenburgh

Ryan, 40 vjeç, dukej tepër i hollë me një smoking të zi, të cilin e kombinoi me syze dielli.

Paraqitja e çiftit vjen pasi Lucy së fundmi shpërtheu në rrjetet sociale pasi u shpërngulën nga shtëpia e tyre familjare.

Image
Lucy Mecklenburgh dhe Ryan Thomas

Duke e përshkruar atë si 'një nga javët më emocionale të jetës së saj', Lucy u shkatërrua kur u largua nga shtëpia 'plot me kujtime', ndërsa ajo dhe Ryan përgatiteshin të transferoheshin në një pronë të re në Mançester.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat