Pushtoi pasarelat e shtëpive më të mëdha të modës! Ndahet nga jeta në moshën 27-vjeçare Lucy Markowitz, zbulohet shkaku

Bota e Yjeve

Pushtoi pasarelat e shtëpive më të mëdha të modës! Ndahet nga jeta në moshën 27-vjeçare Lucy Markowitz, zbulohet shkaku

Më: 11 prill 2025 Në ora: 17:56
Lucy Markowitz

Lucy Markowitz, modelja australiane e cila u bë e njohur për publikun me pjesëmarrjen e saj në “Australia’s Next Top Model” dhe pushtoi pasarelat e shtëpive të mëdha si Armani dhe Versace , u nda nga jeta në moshën 27-vjeçare.

Lajmi për vdekjen e saj u konfirmua të enjten (10 prill) nga agjencia e modelingut që e përfaqësonte, Elite Model Management, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Sipas njoftimit, 27-vjeçarja po përballej me një sëmundje të rrallë të trurit. Disa orë para se të shpallej vdekja e saj, një lajm u postua në llogarinë e saj zyrtare në Instagram ku thuhej se ajo ishte në gjendje kritike për jetën.

Image
Lucy Markowitz

“Lucy ishte një dritë që shkëlqente. Modelimi ishte një nga ëndrrat e saj dhe ne jemi thellësisht të nderuar që i kemi qëndruar pranë në këtë rrugëtim. Ajo solli hir, forcë dhe bukuri në punën e saj. Por mbi të gjitha, ajo solli veten, ngrohtësinë, të qeshurën dhe shkëlqimin e saj,” thuhej në deklaratën e Elite, shkruajnë mediat e huaja.

Lucy Markowitz u bë e njohur për publikun kur ishte adoleshente, teksa mori pjesë në sezonin e nëntë të “Australia’s Next Top Model” në 2015, ku u shpall finaliste, por u mund nga Brittany Beatty. Prania e saj në garë ishte e mjaftueshme për t’i hapur rrugën një karriere ndërkombëtare mbresëlënëse.

Modelja ka ecur në pasarelat ndërkombëtare dhe ka bashkëpunuar me shtëpitë e famshme e të modës si Versace, Oscar de la Renta, Bulgari, Givenchy dhe Dolce & Gabbana, ndërsa ka marrë pjesë  edhe në fushatat e Victoria Beckham. Gjithashtu, ajo zbukuroi faqet e revistave si Marie Claire dhe shumë edicione ndërkombëtare të Vogue.

Tre javë më parë, Lucy Markowitz njoftoi përmes Instagramit se do t’i nënshtrohej një operacioni për një tumor arteriovenoz (AVM) në trurin e saj, një gjendje e rrallë vaskulare që mund të shkaktojë dëmtim dhe goditje në tru. Siç tregoi ajo, tumori ishte në madhësinë e një topi golfi dhe i kishte shkaktuar vazhdimisht asaj kriza epileptike. Ajo kishte luftuar me ketë sëmundje për më shumë se katër vjet.

Image
Lucy Markowitz

Pas lajmit për vdekjen e saj, kolegë dhe personalitete të modës nxituan për t’i dhënë lamtumirën publike modeles së ndjerë. Mes tyre edhe Donatella Versace , e cila pak javë më parë dha dorëheqjen nga posti i saj si drejtore artistike e shtëpisë Versace pas 28 vitesh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat