Lady Gaga i lë fansat pa fjalë me performancën epike në Coachella

Bota e Yjeve

Lady Gaga i lë fansat pa fjalë me performancën epike në Coachella

Nga: Bota sot Më: 12 prill 2025 Në ora: 22:36
Lady Gaga

Lady Gaga ndezi skenën e Festivalit të Muzikës dhe Arteve në Coachella Valley në Indio, Kaliforni, të premten mbrëma me një performancë që do të mbetet gjatë në kujtesën e publikut. Ylli i popit, tashmë 39 vjeç, u rikthye si kryesuese e këtij festivali për herë të dytë, pas suksesit të madh që pati në vitin 2017.

Por këtë herë, ajo shkoi përtej çdo pritshmërie – duke tërhequr vëmendjen dhe admirimin e të gjithëve.

Gaga hapi setin e saj me këngën e njohur “Bloody Mary”, duke dalë në skenë e veshur me një fustan të kuq mahnitës që theksonte stilin e saj ekstravagant. Skena ishte e kuruar deri në detaj, me një sfond gotik të mbushur me gargojla dhe figura engjëjsh, duke krijuar një atmosferë të errët, misterioze dhe tejet teatrale.

Image
Lady Gaga

Pamjet dramatike të shfaqjes nxitën reagime të shumta në rrjetet sociale, ku disa fansa madje i përshkruan skenat si “ritual satanik” për shkak të elementëve simbolikë dhe koreografisë së thellë artistike. Megjithatë, shumica e audiencës e përjetoi performancën si një shfaqje të guximshme, kreative dhe tipike “Gaga”.

Krijuesja e hiteve si “Paparazzi”, “Bad Romance” dhe “Shallow” nuk zhgënjeu me asnjë detaj – që nga vokali i fuqishëm, tek koreografia energjike dhe kostumet që ndryshonin gjatë gjithë setit, duke ofruar një eksperiencë vizuale dhe muzikore të nivelit më të lartë.

Image
Lady Gaga

Lady Gaga dëshmoi sërish pse konsiderohet një nga artistet më të kompletuara dhe novatore të skenës bashkëkohore. Me këtë paraqitje, ajo nuk i la vetëm fansat pa fjalë – por edhe kritikët, që tashmë e përmendin si një nga momentet kulmore të Coachella-s së këtij viti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat