Brooklyn Beckham, 26 vjeç, dhe bashkëshortja e tij, Nicola Peltz, 30 vjeç, janë shfaqur më të dashuruar se kurrë teksa kanë ndarë me ndjekësit një album fotografik nga festivali Coachella.
Nicola, e veshur me bikini dhe veshje verore, shihet pranë Brooklyn-it në poza plot afeksion dhe buzëqeshje, duke hedhur poshtë zërat për tensione brenda familjes.
Çifti, që shpesh është në qendër të vëmendjes për raportet e përfolura me prindërit e Brooklyn-it, duket se po zgjedh të fokusohet në lidhjen e tyre dhe në çaste intime larg zhurmës mediatike.

Fotot e publikuara pasqyrojnë një atmosferë relaksi dhe afërsie, ndërsa komentet e fansave janë përplot mbështetje dhe dashamirësi.
Pavarësisht zërave për përçarje mes Nicola-s dhe familjes Beckham, çifti vazhdon të shfaqet i bashkuar dhe i lumtur në jetën e tyre private.

