Olivia Jade shkëlqen në Miami mes thashethemeve për ndarje me Jacob Elordi

Bota e Yjeve

Olivia Jade shkëlqen në Miami mes thashethemeve për ndarje me Jacob Elordi

Nga: M.L. Më: 5 maj 2025 Në ora: 00:24
Olivia Jade

Olivia Jade Giannulli tërhoqi vëmendjen teksa mbërriti në një event glamoroz në Miami, mbrëmjen e së enjtes.

Influencuesja 25-vjeçare, e njohur profesionalisht si Olivia Jade, i ngjante shumë nënës së saj, aktores Lori Loughlin, 60 vjeçe, teksa tregoi trupin e saj në formë me një fustan të zi të shkurtër dhe me shpinë të hapur në festën pas hapjes së dyqanit të David Yurman në Miami.

Personaliteti i rrjeteve sociale zgjodhi aksesorë të thjeshtë, duke veshur një zinxhir të gjatë prej ari nga koleksioni i bizhuterive të David Yurman që i rrëshqiste nëpër shpinë dhe një palë vathë rrethorë të artë.Olivia tregoi këmbët e saj të tonifikuara me një palë taka të hapura me rripa.

Image
Olivia Jade

Grimi i saj ishte i thjeshtë dhe natyral, me një nuancë të kuqe neutrale në buzë, ndërsa flokët e gjata bionde i kishte të kapura lirshëm në një stil të çrregullt.

Modelja ka qenë duke shijuar kohën e saj në një udhëtim solo në zonën e Floridës Jugore, gjë që ka nxitur thashetheme se mund të ketë probleme mes saj dhe të dashurit të saj prej kohësh, Jacob Elordi, 27 vjeç.

Image
Jacob Elordi
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat