U kritikua për peshën e saj gjatë shfaqjes në Met Gala, Bebe Rexha zbulon humbjen e dhimbshme të shtatzënisë

Bota e Yjeve

U kritikua për peshën e saj gjatë shfaqjes në Met Gala, Bebe Rexha zbulon humbjen e dhimbshme të shtatzënisë

Më: 8 maj 2025 Në ora: 00:06
Bebe Rexha

Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha, ka zbuluar se ka përjetuar një humbje të thellë shtatzënie, një rrëfim emocional që erdhi pas sulmeve të shumta ndaj pamjes së saj fizike pas paraqitjes në Met Gala.

Artistja ndau me entuziazëm foto nga debutimi i saj në këtë ngjarje prestigjioze, ku u shfaq me një fustan të dizajnuar nga Christian Siriano një veshje elegante dhe e ngushtë në trup me një fund të madh prej tyli, shkruan DailyMail.

“Met Gala im i parë”, shkroi ajo në rrjetet sociale, duke shprehur gëzimin për pjesëmarrjen.

Image
Bebe Rexha

Por shpejt, ky moment i veçantë u kthye në trishtim, pasi komentet negative rreth pamjes së saj nisën të shpërndaheshin në internet. Një nga kritikat më të ashpra erdhi nga reperja Azealia Banks, 33 vjeçe, e cila nuk ishte pjesë e eventit, por u shpreh në rrjetin X (ish-Twitter):

“Motra më jep ndjesinë e dikujt që ka një implant hormonal kontraceptiv apo diçka të tillë,” shkroi ajo.

“Është si të ketë një ‘implanon ose nuvaring’ që duhet hequr, ose një injeksion depo që duhet ndaluar (nuk po përpiqem as ta tall).”

Image
Bebe Rexha

Pas kësaj, në një postim të fshirë më vonë, Bebe Rexha vendosi të ndajë publikisht arsyen pas shtimit të peshës së saj, duke zbuluar për herë të parë një tragjedi personale.

“Jam e lodhur nga komentet për peshën time. Kam sindromën e vezores policistike (PCOS) dhe përballem me vështirësi për të mbetur shtatzënë”, shpjegoi ajo.

Sipas WebMD, shtimi në peshë është një efekt anësor i zakonshëm i këtij çrregullimi. Më pas, ajo bëri publik lajmin tronditës:

Image
Bebe Rexha

“Mbeta shtatzënë, por nuk shkoi siç shpresoja, dhe që atëherë e kam mbajtur atë dhimbje në heshtje. Nuk i kam borxh askujt të vërtetën, por ndoshta tani do të mendoni dy herë para se të komentoni për trupin e dikujt”.

Rexha nuk dha detaje se kur ndodhi humbja apo me kë e kishte pritur fëmijën, por rrëfimi i saj u prit me një valë mbështetjeje dhe dhembshurie nga fansat dhe ndjekësit në mbarë botën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat