Xheneta mahnit me paraqitjen e saj të fundit: Prezenca ime është alarm

Bota e Yjeve

Xheneta mahnit me paraqitjen e saj të fundit: Prezenca ime është alarm

Më: 9 maj 2025 Në ora: 23:00
Xheneta

Xheneta Fetahu ka tërhequr vëmendje të madhe me paraqitjen e saj më të fundit në rrjetet sociale.

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova e njohur ka ndarë me ndjekësit e saj disa fotografi ku shihet me një veshje tejet elegante dhe sensuale.

Xheneta kishte veshur një fustan të shkurtër që i përqafonte linjat e saj trupore në mënyrë perfekte, duke nxjerrë në pah fizikun e saj të tonifikuar dhe elegancën.

Image
Xheneta

Flokët i kishte lënë të lëshuar lirshëm mbi supe, duke e kompletuar pamjen me një grim të theksuar, që përfshinte tone dramatike dhe ngjyra të forta.

Përveç pamjes, ajo mori vëmendje edhe me përshkrimin që i kishte vënë postimit. “Prezenca ime është alarm, jo thjesht prani”, kishte shkruar Xheneta.

Image
Xheneta

Ky postim u pëlqye dhe u komentua gjerësisht nga fansat dhe ndjekësit, të cilët e komplimentuan për stilin dhe dukjen.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat