Diane Kruger shkëlqen në Kanë me një paraqitje elegante në premierën e “La Femme La Plus Riche Du Monde”

Bota e Yjeve

Diane Kruger shkëlqen në Kanë me një paraqitje elegante në premierën e “La Femme La Plus Riche Du Monde”

Më: 19 maj 2025 Në ora: 10:12
Diane Kruger

Aktorja Diane Kruger mahniti publikun në Festivalin e Filmit në Kanë.

Ajo mahniti me një fustan të bardhë me dantella, të kombinuar me doreza të zeza dhe bizhuteri elegante.

Aktorja mori pjesë në premierën e filmit “La Femme La Plus Riche Du Monde”, i cili rrëfen historinë e një gruaje jashtëzakonisht të pasur dhe marrëdhënien e saj me një shkrimtar-fotograf, shkruan DailyMail.

Image
Diane Kruger

Në ngjarje ishin të pranishëm edhe emra si Isabelle Huppert dhe Victoria Silvstedt.

Këtë vit, Kanë po zhvillohet mes diskutimeve për tarifat e mundshme të Trump mbi filmat e huaj dhe mes rregullave të reja që ndalojnë veshjet tepër provokuese në tapetin e kuq, në përpjekje për të ruajtur “mirësjelljen” dhe imazhin e festivalit.

Image
Diane Kruger

Edhe pse vëmendja shpesh i kushtohet modës në tapetin e kuq, festivali mbetet një ngjarje madhore për kinemanë ndërkombëtare, me emra të njohur si Robert De Niro, Kristen Stewart dhe Scarlett Johansson që prezantojnë projektet e tyre më të fundit. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat