Aktorja e njohur Ana de Armas ka tërhequr vëmendjen në tapetin e kuq të premierës së filmit të saj më të fundit, Ballerina, të mbajtur mbrëmjen e kaluar në Los Angeles.
E veshur me një fustan elegant dhe mjaft të hapur në pjesën e përparme, ylli kubano-spanjoll ka bërë që sytë e të gjithëve të përqendrohen tek ajo.
Ana u shfaq vetë, plot vetëbesim dhe hijeshi, por ajo që ra në sy ishte mungesa e partnerit të saj të përfolur, aktorit hollivudian Tom Cruise.
Dyshja janë përfolur për një lidhje romantike prej disa muajsh, megjithëse asnjëri prej tyre nuk e ka konfirmuar publikisht marrëdhënien.
Mungesa e Cruise në një moment kaq të rëndësishëm për Anën ka ngritur pikëpyetje tek fansat dhe mediat – a ka diçka që nuk shkon mes tyre, apo thjesht një angazhim i papritur ia pamundësoi pjesëmarrjen?
Pavarësisht gjithçkaje, Ana de Armas ka dëshmuar edhe një herë se është një nga ikonat më të fuqishme të stilit dhe ekranit të madh.