Sydney Sweeney, ylli i njohur i Hollivudit dhe një nga aktoret më të dashura të momentit, ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me paraqitjen e saj glamuroze në tapetin e kuq.
Aktorja 26-vjeçare, e njohur për rolet në seriale si Euphoria dhe The White Lotus, u shfaq me një fustan elegant që theksonte dekoltenë e saj, duke marrë vlerësime për stilin e guximshëm dhe sensual.
Paraqitja e saj vjen pak ditë pasi mediat konfirmuan ndarjen e saj nga i fejuari, producenti Jonathan Davino. Burime pranë çiftit kanë zbuluar se ndarja ka qenë miqësore, megjithëse fansat janë habitur nga ky zhvillim, pasi dyshja ishin parë së fundmi bashkë në disa evente.
Sweeney, e cila rrallë flet për jetën e saj personale, nuk ka komentuar publikisht për ndarjen, por duket se po e përballon fazën e re me shumë stil dhe vetëbesim. Fansat dhe ndjekësit në rrjete sociale e kanë përgëzuar për forcën dhe elegancën e saj.
Paraqitja në tapetin e kuq është një tjetër dëshmi se Sydney Sweeney është jo vetëm një aktore e talentuar, por edhe një ikonë mode që nuk ndalet së mahnituri.