Rita Ora ndez skenën në ‘World Club Dome’ në Frankfurt

Bota e Yjeve

Rita Ora ndez skenën në ‘World Club Dome’ në Frankfurt

Më: 8 qershor 2025 Në ora: 18:09
Rita Ora

Rita Ora u shfaq tejet provokuese në skenën e World Club Dome Festival të shtunën në Frankfurt të Gjermanisë, duke lënë shumë pak vend për imagjinatë.

Këngëtarja 34-vjeçare dhuroi një performancë dinamike, e shoqëruar nga balerinë të veshura minimalisht, duke ngritur temperaturat në mesin e turmës së entuziazmuar.

Në skenë, ajo mahniti me këmbët e saj të gjata, e veshur me pantallona të shkurtra dantellë ngjyrë blu të ndezur dhe çizme të gjata deri në gjunjë, shkruan DailyMail.

Ylli i “Hot Right Now” e kompletoi pamjen me një bluzë të grisur të shkurtër dhe mëngë të vijëzuara, ndërsa këndonte hitet e saj më të mëdha.

Në një moment, ajo hoqi edhe bluzën, duke zbuluar reçipetat e bardha poshtë saj dhe duke treguar barkun e tonifikuar, gjë që entuziazmoi audiencën.

Image
Rita Ora

Rita dukej në qiellin e shtatë teksa vallëzonte, tundte ijet dhe lëvizte plot vetëbesim nëpër skenë.

Më mbresëlënëse është fakti që performanca e saj në Gjermani ndodhi vetëm një ditë pasi kishte kënduar në World Pride Music Festival në Washington DC, SHBA.

Image
Rita Ora

Atje, ajo dha një tjetër shfaqje energjike në Festival Grounds at RFK Campus, përkrah emrave të mëdhenj si Jennifer Lopez dhe Troye Sivan.

Në festival ajo mbërriti me stil, duke udhëtuar në avionin privat të Paris Hilton, së bashku me Cara Delevingne. Paris ndau disa fotografi nga fluturimi luksoz, duke shkruar: “Duke hipur në Sliv Air me skuadrën më të zjarrtë. World Pride, po vijmë!”.

Ndërkohë, të premten u publikua edhe videoklipi i ri i Rita Orës për këngën “Heat” – një këngë provokuese që përmban vargje të nxehta si:
“Sex në çast, kudo që dëshiron. Brenda ose jashtë,” dhe “E vetmja gjë që dua, është nxehtësia jote mbi mua”.

Në një intervistë për The Sun, Rita tha: “Kënga flet për dëshirën që të ndodhë menjëherë, në këtë moment. Nuk dua të dëgjoj për më vonë – dua tani ose hiç. Është një kërkesë e guximshme dhe e drejtpërdrejtë, që mund ta përdorësh si të duash”.

“Heat” pritet të jetë pjesë e albumit të saj të katërt, ende pa titull, që do të jetë publikimi i parë që nga albumi “You & I” i vitit 2023.

Image
Rita Ora

“Këtë herë doja të festoja seksualitetin dhe natyrën time si grua”, tha ajo.

“Albumi i kaluar ishte më personal – për dashurinë dhe martesën time – por tani doja të rikthehem tek muzika e lirë, argëtuese, si në fillimet e mia. Është një rikthim tek vetvetja”.

Rita gjithashtu ka shoqëruar Kylie Minogue në pjesën e parë të turneut të saj “Tension Tour”, duke filluar që nga prilli në State Farm Arena në Atlanta. Ajo tregoi se kënga hit “Padam Padam”, e cila u bë virale për Kylien, ishte ofruar fillimisht edhe për të, por nuk u mendua si këngë tipike për stilin e Kylie-t.

Pas natës së parë të turneut, Rita shprehu emocionet: “Ishte një natë e mrekullueshme, dhe jam shumë mirënjohëse për mundësinë për t’u lidhur me publikun e Amerikës së Veriut. Është një nder i madh të hapësh koncertet për një ikonë të tillë”.

Rita Ora po shijon një fazë shumë të ngarkuar e të suksesshme në karrierën e saj – mes performancave të zjarrta, projekteve të reja muzikore dhe bashkëpunimeve me emra të njohur ndërkombëtarë. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat