Me barkun e rrumbullakosur, Dafina Zeqiri shijon pushimet me partnerin e saj

Bota e Yjeve

Me barkun e rrumbullakosur, Dafina Zeqiri shijon pushimet me partnerin e saj

Më: 9 qershor 2025 Në ora: 06:35
Dafina Zeqiri

Këngëtarja e njohur shqiptare Dafina Zeqiri ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjete sociale foto nga pushimet me bashkëshortin e saj, Kreshnikun.

Siç duket edhe nga fotot Dafina është duke shijuar pushimet e saj me bashkëshortin, pak para se të vijë në jetë fëmija i tyre.

Në fotot e publikuara, Dafina shfaqet mbi një jaht luksoz.

Image
Dafina Zeqiri

Vëmendjen e të gjithëve e ka marrë barku i rrumbullakosur dhe linjat trupore të këngëtares.

Kujtojmë se, Dafina është në ditët e fundit të shtatëzanisë.

Image
Dafina Zeqiri me burrin e saj
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat