Jennifer Lopez shkëlqen në publik, ndërsa Ben Affleck kërkon të shkëpusë lidhjet e fundit me të

Bota e Yjeve

Jennifer Lopez shkëlqen në publik, ndërsa Ben Affleck kërkon të shkëpusë lidhjet e fundit me të

Më: 14 qershor 2025 Në ora: 17:31
Jennifer Lopez

Jennifer Lopez u shfaq me një stil mbresëlënës në Los Angeles të premten, duke tërhequr vëmendje me një kostum sportiv kadifeje blu dhe atlete.

55-vjeçarja, e cila së fundmi është ndarë nga Ben Affleck, tregoi barkun dhe flokët kaçurrela në një paraqitje që shumëkush e pa si një “mesazh i heshtur”.

Ndërkohë, Affleck po përpiqet të heqë çdo lidhje me të shkuarën. Ai dhe Lopez e nxorën në shitje rezidencën e tyre në Beverly Hills për 60.8 milionë dollar (55.94 milionë euro), por shtëpia ende nuk është shitur – edhe pasi e ulën çmimin me 8 milionë, shkruan DailyMail.

Image
Jennifer Lopez

Sipas një burimi për DailyMail, Ben është i gatshëm ta ulë çmimin edhe më shumë vetëm për të mbyllur këtë kapitull.

“Shtëpia ishte gjithmonë një burim tensioni për ta. Ben kurrë nuk deshi të shpenzonte aq shumë për të”, tha burimi. “Tani thjesht do të çlirohet prej saj”.

Çifti u martua në korrik 2023 dhe Jennifer kërkoi divorcin në gusht 2024. Ata mbeten në marrëdhënie të mira për hir të fëmijëve nga martesat e mëparshme.

Ben, i cili ka tre fëmijë me Jennifer Garner, shprehet se ende e vlerëson shumë Lopez dhe marrëdhënien që ajo ka me fëmijët e tij.

Image
Jennifer Lopez

“Jennifer është një grua e mrekullueshme me shumë integritet”, tha ai kohët e fundit në një intervistë. “I dua fëmijët e saj dhe e çmoj rolin e saj në jetën time”.

Image
Jennifer Lopez
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat