Kim Kardashian tërhoqi gjithë vëmendjen në Venecia teksa ndau fotografi nga përgatitjet për darkën para dasmës së Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez.
E veshur me një fustan të gjatë Versace prej lëkure gjarpri, që theksonte belin dhe dekoltenë, Kim u shfaq glamuroze, shkruan DailyMail.
Kim ndau momentet në Instagram, ku nuk mungoi as humori: në një video, ajo zbuloi se Khloe kishte bërë selfie të vetes në vend që ta fotografonte atë, duke shkruar me shaka: “Kur gjithmonë mendon se ka të bëjë me ty @khloekardashian”.
Ndërkohë, motrat Jenner – Kendall dhe Kylie – u panë gjithashtu në qytet, duke kompletuar praninë e familjes Kardashian në këtë ngjarje madhështore.
Megjithatë, festa e mbrëmjes u ndërpre papritur nga një stuhi e fortë. Të ftuarit VIP u detyruan të kërkonin strehim ndërsa shiu i rrëmbyeshëm dhe erërat e fuqishme përfshinë zonën. Pavarësisht motit, nata ishte një spektakël yjesh dhe stili.