Katie Price ka tërhequr sërish vëmendjen e mediave gjatë një udhëtimi me varkë në Dubai, ku u shfaq me bikini, duke treguar ndryshimet e fundit në pamjen e saj fizike.
Ish-modelja, tashmë 47 vjeç, është e njohur për transformimet e shumta estetike ndër vite.
Ajo ka kryer disa procedura kirurgjikale, përfshirë më shumë se 16 operacione në gjoks, tre rinoplastika dhe dy lifting fytyre, shkruan Daily Mail, transmeton "Bota sot".
Në daljen e saj të fundit publike, Katie zgjodhi të veshë bikini me lule dhe prerje trekëndëshe, të cilat i kombinoi me të brendshme në ngjyrë portokalli, duke sjellë një pamje të guximshme dhe verore.
Së fundmi, Katie është komentuar edhe për humbjen e ndjeshme në peshë, si dhe për ndërhyrjet e përsëritura në zonën e të pasmeve.
Ajo thuhet se ka kryer një lifting në janar, ndërsa ka vendosur mbushës në të pasme edhe dy herë të tjera, përfshirë një vizitë të fundit në Spanjë.