Emily Ratajkowski rrezikon incident me veshjen në rroba banje provokuese, ndërsa ish-i i saj..

Bota e Yjeve

Emily Ratajkowski rrezikon incident me veshjen në rroba banje provokuese, ndërsa ish-i i saj..

Nga: M.L. Më: 21 korrik 2025 Në ora: 17:21
Emily Ratajkowski

Emily Ratajkowski dukej se ishte shumë pranë një incidenti me veshjen, teksa publikoi disa foto shumë provokuese në rrjetet sociale të dielën.

Aktorja, e cila vetëm javën e kaluar ishte në New York duke promovuar serialin e saj të ri në Netflix, Too Much, dukej se po shijonte një pushim pune në bregdetin “Adriatik”.

Modelja 34-vjeçare nuk ngurroi të tregonte trupin e saj, teksa pozonte me një rrobë banje të zezë, model tanga me dekolte të thellë, gjatë qëndrimit në një vilë luksoze.

Image
Emily Ratajkowski

Në njërën nga fotot, ajo zbulon pjesërisht të pasmet teksa ecën drejt pishinës.

Fansat u çmendën pas fotove, përfshirë edhe modelen Irina Shayk, e cila reagoi me emoji të flakës dhe zemrës.

Ndërkohë, influencerja Cindy Kimberly i komentoi: “Ti je ajo që shpiku të qenit seksi në Instagram.”

Nëna e divorcuar e një fëmije, Emily Ratajkowski, ndan djalin e saj katërvjeçar, Sylvester, me ish-bashkëshortin Sebastian Bear-McClard.

Image
Emily Ratajkowski

Thuhet se ajo ka marrëdhënie të mira me ish-të dashurin Pete Davidson, 31 vjeç, i cili së fundmi zbuloi se ai dhe e dashura e tij Elsie Hewitt po presin fëmijën e tyre të parë.

Emily Ratajkowski pranon se “i pëlqen të jetë sfiduese si nënë” teksa u përgjigjet kritikëve

Pasi u refuzua për një rol në komedinë e zezë Triangle of Sadness, Ratajkowski pushoi nga puna ekipin e saj dhe u betua se do të hiqte dorë përgjithmonë nga aktrimi.

Megjithatë, ajo ndryshoi mendim kur mori ofertën për të punuar me Lena Dunham, krijuesen dhe aktoren e serialit Girls, në serialin e ri Too Much.

Image
Emily Ratajkowski

Ajo luan një influencuese që ndiqet nga ish-e dashura e të dashurit të saj, rol që interpretohet nga aktorja Megan Stalter.

Në një intervistë për emisionin Today, Emily zbuloi se shoqja e saj e vjetër, Dunham, e kishte shkruar rolin e Wendy-së me të në mendje dhe e kishte ftuar të jepte mendime për mënyrën se si t’i prezantohej publikut.

“Nëse jeton në New York dhe e njeh pjesën e poshtme të qytetit ose Brooklyn-in, me siguri njeh dikë që i ngjan Wendy Jones-it,” shpjegoi ajo për Jenna Bush Hager dhe Willie Geist.

“Ajo është një influencuese e trikotazhit... bën funde të vogla, minifunde dhe gjëra të tilla,” tha Emily. “Më pëlqeu edhe ideja që ndoshta në fillim është e lehtë për t’u urryer, por më pas, sigurisht, ka një shpërblim në fund... pa prishur surprizën.”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat