Maura Higgins shfaqet pa grim dhe mahnit me lëkurën e saj të përsosur

Bota e Yjeve

Maura Higgins shfaqet pa grim dhe mahnit me lëkurën e saj të përsosur

Nga: Bota sot Më: 24 korrik 2025 Në ora: 15:01
Maura Higgins

Maura Higgins, ylli i “Love Island”, ka mahnitur fansat teksa është parë pa pikë grimi gjatë një daljeje me një shoqe në rrugët e Londrës, duke treguar lëkurën e saj të pastër dhe rrezatuese.

Bukuroshja irlandeze ka provuar edhe një herë se natyraliteti është në modë, ndërsa u shfaq në humor të mirë e të relaksuar, larg zhurmës mediatike që rrethoi së fundmi emrin e saj.

Kjo dalje vjen vetëm pak ditë pasi u bë publike se Danny Jones – anëtari i grupit “McFly” – dhe bashkëshortja e tij Georgia Horsley janë ribashkuar, pas një periudhe të tensionuar që nisi nga thashethemet për një “puthje të dehur” që përfshinte Maura-n dhe Danny-n.

Image
Maura Higgins

Megjithëse Maura nuk ka bërë ndonjë deklaratë publike për ngjarjen, paraqitja e saj e qetë dhe elegante tregon se ajo po vazhdon jetën me stil dhe vetëbesim.

Veshja e saj e thjeshtë por moderne dhe buzëqeshja në fytyrë e bënë që vëmendja e fotografëve të mos i mungojë as këtë herë.

Image
Maura Higgins
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat