Aktorja e njohur turke, Serra Pirinç, në Prishtinë për Sunny Hill Festival

Bota e Yjeve

Aktorja e njohur turke, Serra Pirinç, në Prishtinë për Sunny Hill Festival

Nga: Bota sot Më: 1 gusht 2025 Në ora: 23:04
Serra Pirinç

Aktorja e njohur turke, Serra Pirinç, ndodhet në Prishtinë, ku po merr pjesë në festivalin e madh Sunny Hill Festival.

Festivali ka filluar sonte, më 1 gusht 2025, dhe do të zgjasë deri më 3 gusht.

Përveç Serres, në festival po këndon edhe ylli i madh botëror, Dua Lipa, e cila ka mahnitur publikun me performancën e saj.

Image
Serra Pirinç ne fotot e publikuara nga Sunny Hill Festival.

Po ashtu, një nga artistët turq më të njohur, këngëtari Edis, ka dhënë gjithashtu një koncert të paharrueshëm për adhuruesit e muzikës.

Sunny Hill Festival është kthyer në një ngjarje të rëndësishme kulturore dhe muzikore në rajon, duke sjellë artistë të njohur ndërkombëtarë dhe duke promovuar bashkëpunimin kulturor mes vendeve.

Image
Serra Pirinç ne fotot e publikuara nga Sunny Hill Festival
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat