Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz rinovojnë betimin e martesës – një premtim i ri për dashurinë e tyre

Bota e Yjeve

Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz rinovojnë betimin e martesës – një premtim i ri për dashurinë e tyre

Nga: Bota sot Më: 3 gusht 2025 Në ora: 17:24
Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz

Megjithëse janë burrë e grua vetëm prej tre vitesh, Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz vendosën ta përjetojnë sërish magjinë e martesës! 👰🏻‍♀️🤵🏻💘 Revista People ka konfirmuar se CEO-ja e Cloud23, 26-vjeçari Brooklyn, dhe aktorja 30-vjeçare Nicola, rinovuan betimet e tyre të martesës të shtunën që lamë pas.

Sipas një burimi pranë çiftit, ceremonia kishte si qëllim të "nderonte dashurinë dhe përkushtimin që kanë ndërtuar bashkë ndër vite." Çifti shpresonte që kjo ngjarje të bëhej një kujtim i paharrueshëm në udhëtimin e tyre të përbashkët.

Brooklyn dhe Nicola u martuan për herë të parë në prill të vitit 2022, në Palm Beach, Florida, pasi ishin në një lidhje që nga viti 2019.

Image
Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz

Rinovimi i betimeve erdhi në një kohë kur u përfol për tensione të mundshme familjare, pasi ata munguan në festën madhështore të ditëlindjes së 50-të të David Beckham në Londër – një mungesë që ngjalli shumë thashetheme.

Megjithatë, pavarësisht zërave, çifti duket më i bashkuar se kurrë, duke treguar se dashuria e tyre është prioriteti kryesor. Rinovimi i betimeve nuk ishte thjesht një ceremoni romantike, por një deklaratë e fortë për vazhdimësinë e një lidhjeje që, sipas tyre, ka vetëm për të lulëzuar më shumë.

Image
Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat