Mariah Carey duket mahnitëse me një fustan elegant të zi gjatë një paraqitjeje në Londër

Bota e Yjeve

Mariah Carey duket mahnitëse me një fustan elegant të zi gjatë një paraqitjeje në Londër

Më: 5 gusht 2025 Në ora: 16:47
Mariah Carey

Mariah Carey dukej e mrekullueshme teksa doli në Londër të martën, pas performancës së saj si artistja kryesore në Brighton Pride.

Këngëtarja 56-vjeçare kishte veshur një fustan elegant të zi me panele rrjete, ndërsa buzëqeshte përpara kamerave jashtë zyrave të radios Global.

Ajo e kombinoi fustanin e ngushtë me çorape të zeza të trasha dhe një xhaketë të shkurtër prej lëkure.

Image
Mariah Carey

Si gjithmonë një divë e vërtetë, Mariah e kishte kompletuar paraqitjen me syze të mëdha dielli dhe taka shumë të larta.

Të shtunën, ajo i la fansat pa fjalë me performancën e shumëpritur në Brighton Pride.

Image
Mariah Carey

Ylli i muzikës veshi katër kostume të ngushta gjatë koncertit që zgjati dy orë.

Mariah shkëlqeu me një fustan që kalonte në nuancat e argjendtë, të cilin e kishte kombinuar me një xhaketë rozë me diamantë dekorativë dhe çizme argjendi, përpara se të ndryshonte në një veshje blu. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat