Maura Higgins dhe Danny Jones drejt një ribashkimi të papritur!

Bota e Yjeve

Maura Higgins dhe Danny Jones drejt një ribashkimi të papritur!

Nga: A.SH Më: 17 gusht 2025 Në ora: 07:27
Maura Higgins

Maura Higgins dhe këngëtari i McFly, Danny Jones, po përfliten për një ribashkim të papritur pas skenës së famshme të puthjes së tyre të dehur.

Lajmi vjen në të njëjtën kohë kur emisioni “I’m A Celebrity… Get Me Out Of Here!” është nominuar për çmimet prestigjioze National Television Awards (NTA).

Puthja mes Higgins dhe Jones bëri bujë në media dhe rrjetet sociale, duke u bërë një nga momentet më të përfolura të show-it.

Image
Maura Higgins dhe Danny Jones

Burime pranë produksionit kanë lënë të kuptohet se mund të ketë një “ribashkim surprizë” mes dyshes gjatë ceremonisë së çmimeve.

Nominimi për NTA shihet si një tjetër sukses për formatin televiziv, i cili prej vitesh tërheq miliona shikues dhe krijon skena të paharrueshme.

Image
Maura Higgins dhe Danny Jones

Fansat tashmë po spekulojnë nëse ribashkimi mes Maura dhe Danny-t do të ndodhë para kamerave, duke e kthyer edhe një herë këtë histori në qendër të vëmendjes.

Image
Maura Higgins dhe Danny Jones
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat