Modelja dhe personaliteti televiziv, Christine McGuinness, ka tërhequr vëmendjen e mediave rozë gjatë pushimeve, ku është fotografuar në shoqërinë e ish-bashkëshortit të saj, Paddy McGuinness.
Christine u shfaq e relaksuar dhe e buzëqeshur, duke treguar nxirjen e saj nga dielli.
Ajo kishte zgjedhur një stil casual e provokues, me pantallona të shkurtra verore dhe pa reçipeta, duke u bërë menjëherë në qendër të vëmendjes.
Dalja e saj krah Paddy-t, me të cilin ndau jetën për më shumë se një dekadë, ka ngjallur interes tek fansat dhe mediat britanike, të cilët spekulojnë mbi marrëdhënien e tyre aktuale.
Dyshja, megjithëse të ndarë, kanë ruajtur një raport miqësor, sidomos për shkak të tre fëmijëve që rrisin bashkë.