Pas problemeve me drejtësinë dhe shëndetin mendor, Fjolla Morina rikthehet ‘hot’!

Bota e Yjeve

Pas problemeve me drejtësinë dhe shëndetin mendor, Fjolla Morina rikthehet ‘hot’!

Më: 24 gusht 2025 Në ora: 10:33
Fjolla Morina

Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, ka zgjuar menjëherë vëmendjen e fansave me disa fotografi të fundit të postuara në Instagram. Ajo shfaqet e buzëqeshur dhe në formë të shkëlqyer, me një fustan të shkurtër veror.

Përveç imazheve tërheqëse, Fjolla ka zgjedhur një përshkrim të thjeshtë, por poetik për postimin.

“1 Herë vjen Vera ka Dera”, ka shkruar ajo.

Image
Fjolla Morina

Fansat nuk vonuan të reagojnë, duke komentuar mbi pamjen e saj elegante dhe energjinë pozitive që transmeton.

Fotot e Fjollës duket se janë një kombinim i stilit, freskisë dhe optimizmit veror, ndonëse u komentua shpesh edhe për jetën private. E për të rejat e tjera, pritet të shihet në vazhdim, megjithëse këtë kohë ka qenë e lirë.

Image
Fjolla Morina

Ajo po ashtu ka bërë një tërheqje nga muzika prej kohësh, duke mbajtur fansat aktiv vetëm me postime.

Kujtojmë se dy vitet e fundit kanë qenë shumë sfiduese për Fjollën. Pas problemeve me drejtësinë dhe ndarjen nga Fisnik Syla, Fjolla përfundoi disa kohë edhe në Psikiatri, por problemet me shëndetin mbetën mbrapa.

Tashmë është momenti që ajo të rikthehet sërish si në muzikë, ashtu edhe me angazhime të tjera që ajo ka lënë pezull, pikërisht nga problemet që kaloi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat