Victoria’s Secret ka rikthyer supermodelen Candice Swanepoel në fushatat e saj reklamuese, duke u rikthyer tek imazhi i dikurshëm i markës, i fokusuar tek sensualiteti dhe glamour-i.
Ky vendim vjen dy vite pasi orientimi “woke” dhe ndryshimi i strategjisë së marketingut rezultuan me rënie të dukshme të shitjeve.
Supermodelja 35-vjeçare, e cila është ndër engjëjt më të njohur të Victoria’s Secret, është përzgjedhur si fytyra kryesore e reklamave të reja, duke sinjalizuar një kthesë të qartë drejt imazhit tradicional që e bëri markën ikonike në botën e modës.
Kritikët thonë se kjo lëvizje është përpjekje për të rifituar konsumatorët e humbur, ndërsa adhuruesit e markës e shohin si një rikthim në rrënjët që e sollën suksesin e saj global.