Shailene Woodley shkëlqen në tapetin e kuq në Festivalin e Filmit në Venecia

Bota e Yjeve

Shailene Woodley shkëlqen në tapetin e kuq në Festivalin e Filmit në Venecia

Nga: A.M. Më: 29 gusht 2025 Në ora: 11:10
Shailene Woodley

Shailene Woodley tërhoqi vëmendjen të enjten teksa mori pjesë në premierën e filmit Jay Kelly në Festivalin e Filmit në Venecia.

Aktorja amerikane, 33 vjeçe, dukej mahnitëse me një fustan të shkurtër prej materiali mëndafshi në ngjyrë të zezë, i cili theksonte këmbët e saj të gjata.

Ajo i shtoi edhe më shumë elegancë veshjes me një palë taka të zeza me gishtat e hapur, ndërsa pozoi në mënyrë tërheqëse në tapetin e kuq, Daily Mail, transmeton "Bota sot".

Image
Shailene Woodley
Image
Shailene Woodley

Shailene e kompletoi pamjen me një varëse mbresëlënëse në ngjyra argjendi, jeshile dhe të zezë, si dhe me vathë me gurë diamantë, të cilët i theksoi duke i kapur flokët pjesërisht lart.

Filmi Jay Kelly, i cili do të dalë në kinematë britanike më 14 nëntor, ndjek historinë e një ylli filmi – të interpretuar nga George Clooney – që ndërmerr një “udhëtim papritur të thellë nëpër Evropë” së bashku me menaxherin e tij, Ron.

Image
Shailene Woodley

Shailene nuk është pjesë e kastit të filmit, por mori pjesë në premierë për të mbështetur mikun e saj të ngushtë, George Clooney, 64 vjeç.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat