Princesha Andre shkëlqen në Londër: I heq dorë dramës familjare dhe i bashkohet yjeve në Superdrug Star Awards

Bota e Yjeve

Princesha Andre shkëlqen në Londër: I heq dorë dramës familjare dhe i bashkohet yjeve në Superdrug Star Awards

Nga: Bota sot Më: 10 shtator 2025 Në ora: 14:33
Princesha Andre

Princesha Andre, vajza 18-vjeçare e dy figurave të njohura të showbizit britanik, Katie Price dhe Peter Andre, ka tërhequr vëmendjen në eventin Superdrug Star Awards të mbajtur në Londër, duke lënë pas dramat familjare dhe duke u fokusuar tek ndërtimi i profilit të saj publik.

E veshur me stil dhe vetëbesim, Princesha u shfaq përkrah një mori yjesh të reality show-t britanik, duke konfirmuar se është gati të ndjekë rrugën e famës me hapa të sigurt.

Sipas mediave britanike, ndonëse e rrethuar shpesh nga lajmet për ndasitë në familjen e saj, Princesha ka zgjedhur t’i qëndrojë larg dramave dhe të ndërtojë imazhin e saj si influencuese dhe yll në rritje.

Image
Princesha Andre

Ndjekësit e saj në rrjetet sociale kanë vërshuar me komente pozitive për paraqitjen elegante dhe qëndrimin e matur të saj, duke e konsideruar Princeshën një nga figurat më premtuese të brezit të ri të famshëmve britanikë.

Image
Princesha Andre
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat