Margot Robbie rrëmbeu gjithë vëmendjen të enjten, teksa u shfaq me një veshje elegante dhe provokuese gjatë photocall-it në Londër për filmin e saj të ri, A Big Bold Beautiful Journey.
Aktorja 35-vjeçare, vetëm disa muaj pas ardhjes në jetë të fëmijës së saj të parë, tregoi një formë fizike mbresëlënëse me një reçipetë në stil korseje, ngjyrë rozë të zbehtë, që i nxirrte në pah barkun e tonifikuar, shkruan "Daily Mail", transmeton "Bota sot".
Pavarësisht temperaturave të ulëta, Robbie e kombinoi pjesën e sipërme me një fund klasik të ngushtë me çarje të thellë, duke i dhënë publikut një pamje të këmbëve të saj të formësuara.
Veshja u plotësua me taka nude, syze dielli dhe një pallto pjeshke që ia shtoi hijeshinë, por edhe e mbrojti nga i ftohti.
E qeshur dhe e lumtur, ylli i “Barbie”-t nuk kurseu përqafimet për partnerin e saj në film, Colin Farrell, i cili luan të dashurin e saj në këtë projekt kinematografik.