Gigi Hadid dukej e dashuruar me të dashurin e saj, Bradley Cooper, teksa morën pjesë në koktejin e organizuar për numrin e tetorit të revistës Vogue, të dielën.
Supermodelja 30-vjeçare dhe ylli i Hollivudit, 50 vjeç, ecën dorë për dore teksa hynin në “Monsieur” për të festuar Javën e Modës në Nju Jork, së bashku me emra të njohur si Kendall Jenner dhe Vera Wang.
Gigi u shfaq me një veshje shumë elegante, një fustan me dizajn gjeometrik dhe detaje me thekë që i përqafonin linjat e trupit të saj të jashtëzakonshëm.
Mbretëresha e pasarelave dukej e lumtur teksa ecte krah partnerit të saj, i cili kishte zgjedhur një stil më të thjeshtë me një këmishë dhe pantallona blu nga Louis Vuitton.
Në ngjarje ishte edhe shoqja e ngushtë e Gigit, Kendall, 29 vjeçe, e cila dukej po ashtu me shumë stil me një triko të zezë dhe fund me një brez të bardhë të trashë që theksonte belin e saj të hollë.
Ndërkohë, Vera Wang, 76 vjeçe, u shfaq elegante me një fustan të zi të lehtë dhe taka të larta platforme.