Margot Robbie shkëlqen me mini-fustan bardh e zi, një vit pas lindjes së fëmijës së parë

Bota e Yjeve

Margot Robbie shkëlqen me mini-fustan bardh e zi, një vit pas lindjes së fëmijës së parë

Nga: A.SH Më: 16 shtator 2025 Në ora: 17:55
Margot Robbie

Aktorja e njohur australiane, Margot Robbie, ka tërhequr vëmendjen e mediave teksa u shfaq në publik me një mini-fustan bardh e zi, që vinte në pah linjat e saj elegante.

Ylli i Hollywood-it, e cila vetëm një vit më parë mirëpriti fëmijën e saj të parë, tregoi edhe njëherë sensin e saj të veçantë për stil dhe vetëbesimin që e karakterizon.

Paraqitja e saj u komentua gjerësisht në rrjetet sociale, ku fansat e vlerësuan për kombinimin e thjeshtë por sensual, që i përshtatet imazhit të saj glamuroz.

Image
Margot Robbie

Robbie, e cila ka fituar popullaritet të jashtëzakonshëm pas filmit “Barbie”, vazhdon të mbetet një ikonë mode dhe një nga aktoret më të ndjekura në botë.

Image
Margot Robbie
Image
Margot Robbie
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat