Maya Jama shkëlqen në një fustan të zi elegant në mbrëmjen e Burberry gjatë London Fashion Week

Bota e Yjeve

Maya Jama shkëlqen në një fustan të zi elegant në mbrëmjen e Burberry gjatë London Fashion Week

Nga: A.SH Më: 23 shtator 2025 Në ora: 17:33
Maya Jama

Moderatorja e njohur britanike, Maya Jama, tërhoqi vëmendjen sërish në London Fashion Week, ku mori pjesë në festën ekskluzive të markës luksoze Burberry.

Ajo u shfaq me një fustan të zi të prerë thellë, duke bërë një paraqitje që u cilësua si një nga më mbresëlënësit e javës së modës.

Dalja e saj vjen në një moment kur po qarkullojnë spekulime mbi të ardhmen e saj në reality-show-in Love Island, të cilin e ka moderuar me sukses.

Image
Maya Jama

Deri më tani, ITV nuk ka konfirmuar nëse Jama do të rikthehet për sezonin e radhës, duke shtuar kureshtjen e fansave.

Maya Jama vazhdon të konsiderohet si një nga figurat më me ndikim në showbiz-in britanik, duke kombinuar stilin, prezantimin televiziv dhe një karrierë në rritje si ikonë mode.

Image
Maya Jama
Image
Maya Jama
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat